LDK nesër pritet ta propozojë Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër (Dokument) - Gazeta Express
string(84) "ldk-neser-pritet-ta-propozoje-lumir-abdixhikun-si-kandidat-per-kryeminister-dokument"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 12:53

LDK nesër pritet ta propozojë Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër (Dokument)

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 12:53

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që nesër në mbledhjen e Kryesisë Qendrore ta propozojë zyrtarisht Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër të vendit.

Në dokumentin që posedon Gazeta Express, pika e dytë e rendit të ditës do të jetë për “nominimin e kandidatit të LDK-së për Kryeministër”.

Propozimi i Abdixhikut vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, për të cilat partia ka nisur tashmë përgatitjet organizative dhe mobilizimin e degëve.

Në mbledhjen e nesërme pritet të diskutohen edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale.