string(87) "ldk-neser-mban-konference-nga-ora-11-abdixhiku-shpalos-15-pikat-per-qeverine-e-unitetit"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 15:31

LDK nesër mban konferencë nga ora 11, Abdixhiku shpalos 15 pikat për Qeverinë e Unitetit

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 15:31

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër me datë 12 qershor, do të mbajë konferencë për media ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të shpalosë agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar, shkruan Gazeta Express.

Konferenca siç bëhet e ditur, do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Ndryshe, vendi gjendet në një krizë politike me moskonstituimin e Kuvendit, për shkak se kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetare të parlamentit, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Përderisa VV-ja insiston në Haxhiun, partitë e tjera kanë kërkuar që kandidatja të ndërrohet dhe të propozohet dikush që sipas tyre do të jetë më e pranueshme.

Në këtë vijë, LDK ka propozuar idenë e krijimit të një qeverie nacionale të tranzicionit, me afat të caktuar. /GazetaExpress