LDK në Kamenicë prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale atje(emrat) - Gazeta Express
string(79) "ldk-ne-kamenice-prezanton-listen-e-kandidateve-per-asamblene-komunale-atjeemrat"

Gazeta Express

13/08/2025 23:01

LDK në Kamenicë prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale atje(emrat)

Gazeta Express

13/08/2025 23:01

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka bërë publike listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Jeton Biqkaj i cili i prin listës për Asamblenë Komunale të Kamenicës, shkroi se kandidatët e LDK-së përfaqësojnë vizionin për një Kamenicë më të zhvilluar, më të bashkuar dhe më afër qytetarëve.

Ai theksoi se lista përbëhet nga persona me përvojë, energji dhe përkushtim, të gatshëm për të punuar çdo ditë për të mirën e komunës.

“Së bashku, për Kamenicën përtej,” ka deklaruar Biqkaj.

Në listën e prezantuar përfshihen 20 kandidatë, mes tyre Jeton Biqkaj, Sejdi Kurteshi, Egzona Isufi, Visar Morina, Xhevat Ramadani, Fortesa Kryeziu, Vedat Kastrati, Ibrahim Kryeziu, Trëndelina Kastrati-Hoda, Ekrem Guda, Ismet Sadiki, Shpresa Sermaxhaj, Zejnullah Maliqi, Mimoza Basha, Ismet Maliqi, Mirsat Thaçi, Kaltrina Hyseni, Hasime Hoti, Islam Rexhepi dhe Endrit Jakupi.