LDK në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme: Haziri i fton veprimtarët e aktivistët për pjesëmarrje - Gazeta Express
string(97) "ldk-ne-gjilan-shpall-zgjedhjet-e-brendshme-haziri-i-fton-veprimtaret-e-aktivistet-per-pjesemarrje"

LDK në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme: Haziri i fton veprimtarët e aktivistët për pjesëmarrje

Lajme

Gazeta Express

27/05/2023 22:45

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dega e kësaj partie atje ka shpallur zgjedhjet e brendshme në qershor.

Haziri ftoi të gjithë veprimtarët e aktivistët e kësaj partie në Gjilan që të marrin pjesë në këtë proces.

Lexo Edhe:

“Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, respektivisht vendimit të kryetarit Abdixhiku për të organizuar zgjedhjet e brendshme të të gjitha strukturave, Dega e LDK-së ka shpallur zgjedhjet gjatë qershorit për komunën e Gjilanit”.

“Ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar, pa dallim, dhe ata që ende nuk janë regjistruar, që të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë veprimtarë, aktivistë dhe grup mosha të reja që përfaqësojnë komunitet e interesa të caktuara për zhvillimin e qytetit tone, në kuadër të politikave të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan.

Haziri ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët sipas tij, kanë qenë përfaqësues në nivel lokal e qëndror për kontributin e dhënë.