LDK më 13 shtator në Prishtinë hapë fushatën, do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë komunash - Gazeta Express
string(105) "ldk-me-13-shtator-ne-prishtine-hape-fushaten-do-te-prezantohen-te-gjithe-kandidatet-per-kryetare-komunash"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 16:23

LDK më 13 shtator në Prishtinë hapë fushatën, do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë komunash

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 16:23

Lidhja Demokratike e Kosovës më 13 shtator në Prishtinë do ta hapë fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë komunash.

“Më 13 shtator, ju presim të gjithëve në Prishtinë, në hapjen e fushatës së zgjedhjeve lokale, ku do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave. Nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë. Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar. LDK përgjithmonë! Shihemi të shtunën. #Kosovapërtej”