LDK Lipjan propozon tre kandidatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare - Gazeta Express
string(78) "ldk-lipjan-propozon-tre-kandidate-per-zgjedhjet-e-jashtezakonshme-parlamentare"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 9:55

LDK Lipjan propozon tre kandidatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 9:55

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka vendosur njëzëri që të propozojë kandidatët për deputet nga kjo degë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kandidatët e propozuar janë: Anila Deliu, Latif Ramadani dhe Naser Osmani, ish-deputet dhe figurë e njohur e LDK-së

Nga Dega e Lipjanit pritet që në ditët në vijim të nominohet edhe një kandidat tjetër për listën zgjedhore.

LDK Lipjan ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën me përgjegjësi dhe unitet, me qëllim që të përfaqësojë sa më denjësisht qytetarët e komunës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement