LDK kundër dy palë zgjedhjeve, Zemaj: Mund të ketë abuzime të mëdha - S’iu konvenon as qytetarëve - Gazeta Express
string(92) "ldk-kunder-dy-pale-zgjedhjeve-zemaj-mund-te-kete-abuzime-te-medha-siu-konvenon-as-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 11:10

LDK kundër dy palë zgjedhjeve, Zemaj: Mund të ketë abuzime të mëdha – S’iu konvenon as qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 11:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se partia e tij nuk përkrah mbajtjen e dy palë zgjedhjeve, sepse ka mundësi për keqpërdorime dhe abuzime në një situatë të tillë.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po shfaq gatishmëri për një marrëveshje politike, pasi synon të mbajë në kontroll edhe Qeverinë, edhe kryetarin e Kuvendit me numrin aktual të votave.

“Veç të merren vesh për marrëveshje politike, çështja e kafesë do të ishte më e lehtë. Ata e kanë prepozicionet politike, për kryetarin e kuvendit siç është thënë edhe nga Limaj dhe Kurti, çështja ka të bëjë me pozitën e ofruar ose të mos ofruar për të siguruar votat. VV nuk do marrëveshje politike, siç duket do me këtë numër të votave të ketë edhe kryetarin kuvendit edhe qeverinë e Kosovës. Për neve është kushtetuese nëse e mundëson koha ose nëse zgjidhet ngërçi, ne nuk preferojmë dy palë zgjedhje, nuk ju konvenojnë as qytetarëve dhe mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime të mëdha”, u shpreh Zemaj. /eo