LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare, s'e përkrah shtimin e pikave të propozuara nga Nagavci - Gazeta Express
string(107) "ldk-kerkon-afat-shtese-per-marreveshjet-nderkombetare-si-perkrah-shtimin-e-pikave-te-propozuara-nga-nagavci"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 11:32

LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare, s’e përkrah shtimin e pikave të propozuara nga Nagavci

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 11:32

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar afat shtesë për t’i analizuar marrëveshjet ndërkombëtare që do të votohen.

Mustafa tha se nuk e përkrah futjen e tyre në rendin e ditës në këtë formë procedurale.

“Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë. Të martën është ftuar Komisioni për Buxhet për të mërkurën dhe menjëherë të enjten po tentohet që këto pika të futen në rend të ditës. Parimisht jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të kenë kohë që t’i analizojnë e të arrijmë tek një qëndrim i përbashkët. Prandaj, ne nuk i përkrahim përfshirjen e tyre në rendit e ditës në këtë procedurë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement