LDK i kërkon Gjykatës të konstatojë që Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën dhe të urdhërojë procedimin sipas rendit të ditës - Gazeta Express
string(123) "ldk-i-kerkon-gjykates-te-konstatoje-qe-avni-dehari-ka-shkelur-kushtetuten-dhe-te-urdheroje-procedimin-sipas-rendit-te-dites"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:57

LDK i kërkon Gjykatës të konstatojë që Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën dhe të urdhërojë procedimin sipas rendit të ditës

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:57

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar sot një lëndë të re në Gjykatën Kushtetuese, përmes të cilës i kanë kërkuar Gjykatës që të sqarojë në mënyrë shteruese të gjitha normat kushtetuese që lidhen me rregulloren e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të datës 29 qershor 2025. Vazhdimi po bëhet në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me konstatimet e nxjerra në aktgjykim”, ka thënë ai.

Shkëmb Manaj që ka dorëzuar lëndën bashkë me dy deputetët e tjerë, Hykmete Bajramin e Armend Zemajn, ka thënë se rregullorja e punës së Kuvendit e përcakton qartë se si bëhet rendi i ditës dhe s’mund të ndryshohet gjatë vazhdimit të seancave konstituive.

Ai i ka bërë thirrje Deharit dhe VV-së që të respektojnë kushtetutshmërinë.

“Rregullorja e punës së Kuvendit, përcakton qartë se si bëhet rendi i ditës. S’mund të ndryshohet gjatë vazhdimit të seancave konstituive. E ftojmë Kryesuesin e Kuvendit dhe VV-në që t’i kthehen kushtetutshmërisë”, ka thënë Manaj, raporton Express.

Ai ka treguar se s’kanë bërë kërkesë për masë të përkohshme duke shtuar se presin që lënda të trajtohet shumë shpejt.

Manaj ka thënë se Kushtetuesja duhet që të përcaktojë se është shkelur Kushtetuta dhe që të urdhërojë kryesuesin të procedojë me rendin e ditës.

“Tashmë Kushtetuesja e ka më të lehtë. Gjykata Kushtetuese duhet me dispozitiv të përcaktojë që është shkelur Kushtetuta nga kryesuesi i seancës edhe pas nxjerrjes së aktgjykimit dhe një pikë që kemi kërkuar që ta urdhërojë në pajtim me dispozitat e Kushtetutës dhe rendin e ditës e përcaktuar më 15 prill 2025”, ka thënë ai./GazetaExpress/