string(92) "ldk-i-con-emrat-e-kandidateve-ne-kqz-abdixhiku-lista-fituese-kush-eshte-ne-dhjeteshen-e-pare"

Lajme

Gazeta Express

11/12/2024 16:46

LDK i çon emrat e kandidatëve në KQZ, Abdixhiku: Lista fituese – Kush është në dhjetëshen e parë?

Lajme

Gazeta Express

11/12/2024 16:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Abdixhiku ka thënë se kjo listë tashmë është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në dhjetëshen e parë janë Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Jehona Lushaku Sadriu dhe Anton Quni, raporton Express.

“Lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Abdixhiku.