LDK'ja e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(88) "ldk-e-vlereson-interesimin-e-gjermanise-dhe-frances-per-fillimin-e-dialogut-kosove-serbi"

LDK’ja e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Gazeta Express

23/05/2020 21:25

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që të rifillojë menjëherë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Europian.

Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi për Klan Kosova ka thënë se LDK-ja e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi.

Lexo Edhe:

“Në kuadër të programit qeverisës, Qeveria e udhëhequr nga LDK në objektivat themelore të saj ka edhe përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke mes dy vendeve”.

“Kjo nënkupton marrjen e përgjegjësisë për të avancuar procesin e dialogut, në bashkëpunim të ngushtë me BE dhe SHBA’të, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit dhe duke lehtësuar të gjitha rrethanat për fillimin e dialogut”.

“E vlerësojmë interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi, si vende lidere të BE’së. Gjermania ka mbajtur qëndrim konsistent për mosndryshim të kufijve që është e rëndësishme për një dialog të mundshëm dhe të suksesshëm”, ka thënë Abrashi.