LDK nesër e çon në Prokurori vendimin e Supremes që e shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ të Qeverisë - Gazeta Express
string(92) "ldk-dorezon-neser-vendimin-e-supremes-ne-prokurorine-speciale-si-deshmi-ne-kallezimet-penale"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 22:11

LDK nesër e çon në Prokurori vendimin e Supremes që e shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ të Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 22:11

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do ta çojë në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme që rrëzoi udhëzimin administrativ të Ministrit në detyrë të Financave për arkat fiskale, me arsyetimin se është i paligjshëm për shkak se Hekuran Murati është edhe deputet dhe se kjo shkel dispozitat kushtetuese.

“Të nderuar përfaqësues të medieve,

Nesër (e mërkurë), në orën 11:30, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Prokurorinë Speciale, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme. E dorëzojmë këtë vendim si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025.

Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje!”, theksohet në njoftim.