LBK kërkon nga institucionet reflektim urgjent: Rrezikohen vendet e punës dhe e ardhmja e “Made in Kosova” - Gazeta Express
string(103) "lbk-kerkon-nga-institucionet-reflektim-urgjent-rrezikohen-vendet-e-punes-dhe-e-ardhmja-e-made-in-kosova"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 6:56

LBK kërkon nga institucionet reflektim urgjent: Rrezikohen vendet e punës dhe e ardhmja e “Made in Kosova”

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 6:56

Lidhja e Bizneseve të Kosovës përmes një komunikate për media thotë gjendja e prodhuesve vendorë është bërë tepër e rëndë.

” Disa kompani tashmë kanë filluar të reduktojnë prodhimin, dhe çdo zvogëlim i prodhimit nënkupton rrezikim të vendeve të punës, humbje të tregjeve ekzistuese dhe dëmtim të imazhit të produkteve “Made in Kosova”.”, thuhet në komunikatë

Sipas LBK-së një situatë e tillë, përveçse shkatërron prodhimin vendor, ndikon drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e qytetarëve .

“Mbyllja ose dobësimi i bizneseve prodhuese nuk është vetëm problem i ndërmarrësve, por problem kombëtar që cenon ekonominë e vendit dhe të ardhmen e mijëra familjeve që jetojnë nga puna në sektorin e prodhimit.”, thuhet në njoftim

“Shoqata e Prodhueseve në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës është tepër e shqetësuar për këtë gjendje të rëndë me të cilën po përballen prodhuesit tanë. Ne kërkojmë nga institucionet e vendit që të reflektojnë urgjentisht, të ndalojnë presionin e panevojshëm ndaj prodhuesve dhe të ndërmarrin masa konkrete për të mbrojtur dhe përkrahur prodhimin vendor, si shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.”, përfunon njoftimi.