Lazio kthen Muriqin në Fenerbahçe - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

27/12/2020 17:22

Lazio kthen Muriqin në Fenerbahçe

Futboll

Gazeta Express

27/12/2020 17:22

Aventura e Vedat Muriqit te Lazio nuk ka shkuar ashtu siç pritej, teksa në ndeshjet e fundit ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij.

Në këtë situatë, Lazio ka marrë vendimin ta largojë sulmuesin në merkaton e janarit.

Lexo Edhe:

Mediat turke e bëjnë të sigurt, se Muriqi do të rikthehet te Fenerbahçe në formën e huazimit për 6 muaj.

Kosovari është gjithashtu dakord për rikthimin e tij te Fenerbahçe, me këta të fundit që do të paguajnë 1.3 milionë euro, gjysmën e pagës së futbollistit deri në qershor.

Muriqi do të luajë me Fenerbahçen deri në fund të sezonit, për tu rikthyer pastaj përsëri te Laczo, ku shpreson që të jetë në formën më të mirë dhe të bindë drejtuesit e skuadrës.