Ashtu siç u raportua tashmë gjatë ditës, Maurizio Sarri është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Lazios, klubit të Serie A për të cilin luan sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.
Sarri, ish-trajneri i Juventusit dhe Napolit, do të zëvendësojë në stolin e Lazios Simone Inzaghin, i cili refuzoi ofertën e re për t’iu bashkuar Interit, raporton Gazeta Express.
Sarri ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubit nga kryeqyteti italian, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2023.
Trajneri 62-vjeçar do t’i fitojë 3 milionë euro në vit në Stadiumin Olimpik, por paga e tij mund të rritet në 4 milionë euro në vit nëse ai ia del ta kthejë Lazion në Ligën e Kampionëve.
Në Lazio, Sarri do ta gjejë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pati një sezon debutues zhgënjyes nën udhëheqjen e Inzaghit. /Gazeta Express/
????????? ?
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 9, 2021
Maurizio Sarri è il nuovo allenatore de #LaPrimaSquadraDellaCapitale ⚪️?
➡️ https://t.co/rfiKjcRd4S pic.twitter.com/c13ZOstWmB