Lazio e mund Interin me përmbysje dhe e zbret në pozitën e tretë, një pikë prapa Juves - Gazeta Express
string(85) "lazio-e-mund-interin-me-permbysje-dhe-e-zbret-ne-poziten-e-trete-nje-pike-prapa-juves"

Lazio e mund Interin me përmbysje dhe e zbret në pozitën e tretë, një pikë prapa Juves

Gazeta Express

16/02/2020 22:44

Lazio është rivali tjetër i Juventusit për titull.

Të besuarit e Simone Inzaghit e kanë mposhtur 2-1 Interin në ‘Olimpico’, për t’i zbritur ata në pozitën e tretë, derisa kanë rrëmbyer vendin e dytë, tani me 56 pikë të grumbulluara, vetëm një më pak se Juve, 57.

Lexo Edhe:

Interi e nisi më mirë këtë takim dhe shkoi në pushim me epërsinë e një goli.

Ashley Young realizoi për ekipin e Antonio Contes në minutën e 44’.

Por, vendasit ndërruan fytyrën në pjesën e dytë dhe pas vetëm 5 minutave lojë, në minutën e 50’, barazuan gjithçka.

Ciro Immobile barazoi nga penalltia, kurse në atë të 70’, pas një tollovie në zonë, Sergej është përkujdesur për të përmbysur krejtësisht rezultatin duke shënuar për 2-1, që doli të jetë goli i fitores, pasi Interi nuk bëri më asgjë, pavarësisht tentimeve deri në sekondën e fundit.

Kjo është humbja e dytë e Interit këtë sezon, që zbret në pozitën e tretë me 54 pikë të grumbulluara, 3 më pak se Juve e dy më pak se Lazio. /Gazeta Express/