Lazio, i gatshëm të rrezikojë për Vedat Muriqin - Gazeta Express
string(50) "lazio-e-gatshme-te-rrezikoje-per-vedat-muriqin-2-2"

Gazeta Express

10/08/2020 9:45

Lazio, i gatshëm të rrezikojë për Vedat Muriqin

Gazeta Express

10/08/2020 9:45

Vedat Muriqi është dëshira e madhe e Simone Inzaghit.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Lazio është e gatshme të bëjë ofertë për sulmuesin shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Lexo Edhe:

Italianët janë duke shpresuar që të ulin çmimin e vënë nga klubi turk 20 milionë euro, pas krizës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Por, edhe nëse nuk arrijnë t’i bindin, Lazio është e gatshme të plotësojë kërkesën e Fenerbahces, vetëm që të sigurojë shërbimet e Muriqit, për të cilin tashmë ka nisur punë drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare.

Muriqi ka shënuar 17 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat për Fenerbahcen në sezonin 2019/20.

Për Muriqin interesohen edhe klube nga Anglia dhe Franca. /Gazeta Express/