Lavrovi provokon ShBA-në: Ata s’do të luftonin për Ukrainën - Gazeta Express
string(57) "lavrovi-provokon-shba-ne-ata-sdo-te-luftonin-per-ukrainen"

Lavrovi provokon ShBA-në: Ata s’do të luftonin për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

28/04/2021 13:29

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk do të luftojnë për Ukrainën në Donbas. Sipas tij, ata që e mendojnë të kundërtën nuk kanë vlerë.

“Është e pakuptimtë që të llogarisësh në asistencën ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Kjo gjithmonë ka qenë e njohur për të gjithë. Nëse ndokush ka ndonjë iluzion se një ndihmë e tillë do të vinte, atëherë këshilltarët e tillë janë të pavlefshëm në cilëndo qeveri, përfshirë qeverinë e Zelenskyt”, deklaroi kryediplomati rus.

Lexo Edhe:

Ky ministër shtoi se përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës lindore është e Perëndimit, sepse, sipas tij, Perëndimi ka ndikim të vërtetë te udhëheqësia ukrainase dhe mund ta bindë atë që të marrë hapa të nevojshëm për ta zbatuar Marrqëveshjen e Minskut.

Lavrovi gjithashtu tha se liderët e Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës kanë punuar në Marrëveshjen e Minskut për më shumë se 17 orë radhazi dhe se të gjithë hapat dhe rrjedha e tyre janë të vërtetuar tërësisht dhe se përpjekjet për ta ndryshuar rendin ose vetë hapat nuk do të çojë askund.

Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se vendi i tij është duke përgatitur një listë të shteteve jomiqësore, të cilën do ta publikojë së shpejti dhe kohë pas kohe do ta plotësojë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Ai e akuzoi Britaninë e Madhe se po luan rol serioz në minimin e marrëdhënieve të Rusisë me shtetet tjera evropiane.