Lavazhe e gomisteri në “shënjestër”, Rama: Konsultime për “rregulloren kombëtare të hapësirës publike” - Gazeta Express
string(96) "lavazhe-e-gomisteri-ne-shenjester-rama-konsultime-per-rregulloren-kombetare-te-hapesires-publike"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 15:33

Lavazhe e gomisteri në “shënjestër”, Rama: Konsultime për “rregulloren kombëtare të hapësirës publike”

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 15:33

Bizneset në kryeqytet vijojnë t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike.

Ky aksion i ndërmarrë në të gjitha bashkitë e vendit përfshin tanimë jo vetëm lokalet por dhe lavazhet dhe gomisteritë, të cilat ndodhen mes pallateve apo zonave të banuara dhe kanë zënë sipërfaqen publike.

Një pjesë e madhe e tyre e kanë bërë vetë çmontimin e strukturave, heqjen e tendave, karrigeve dhe tavolinave nga trotuaret.

Të parat që i janë bindur urdhrit kane qenë subjektet në zonat kyçe dhe më të populluara të Tiranës si Komuna e Parisit, Bulevardi Zogu i Parë, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar, 21 dhjetori.

Ndërkohë kryeministri në një reagim në rrjetet sociale ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë konsultimi me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël mbi një projekt të quajtur “Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”.

31 korriku shënon edhe afatin e fundit për subjektet tregtare që  të lirojnë sipërfaqet pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.

Aksioni pritet të vijojë gjatë ditëve në vijim në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e hapësirave të përbashkëta dhe jetës urbane në Shqipëri.