“Lautaro për të ardhmen, Barça ka nevojë tani për Neymarin” - Gazeta Express
string(56) "lautaro-per-te-ardhmen-barca-ka-nevoje-tani-per-neymarin"

“Lautaro për të ardhmen, Barça ka nevojë tani për Neymarin”

Gazeta Express

26/03/2020 16:00

Rivaldo mendon se Lautaro s’do t’i kryente punë tani Barcelonës. Sipas tij, Barça më shumë se kurrë më parë ka nevojë për Neymarin dhe duhet tentuar me gjitha forcat për ta kthyer brazilianin që në vitin 2017 pagoi vet klauzolën e lirimit për të shkuar në PSG për 222 milionë euro

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, beson se ish-klubi i tij ka nevojë më shumë për Neymarin se sa për Lautaro Martinezin.

Lexo Edhe:

Është raportuar se Martinez i Interit është objektivi numër një për katalunasit për sezonin e ardhshëm, por legjenda e Brazilit nuk beson se sulmuesi argjentinas mund të bëjë ndryshimin tani.

Neymar ishte afër rikthimit në Barcelonë sezonin e kaluar dhe sipas Rivaldos, duhet të tentohet sërish, ai duhet të jetë objektivi kryesor.

“E kam thënë për një kohë të gjatë, besoj në Neymarin”, tha Rivaldo.

“Ndoshta bëri gabim që u largua nga Barcelona, por nëse ka ndonjë shans për ta kthyer për më pak se 222 milionë euro, duhet shfrytëzuar ajo mundësi”.

“Pas moshës 28-vjecare, ka edhe shumë për të luajtur, Do të ishte transferim i shkëlqyer për Barcelonën. Ai e njeh shumë mirë këtë klub dhe ka kualitete për të bërë diferencën. Edhe Messi do të donte sërish të luante me të, Barça do të përfitonte”.

“Ka thashetheme se Barcelona po e konsideron transferimin e Martinez nga Interi, por mendoj se 22-vjecari ka nevojë që të zhvillohet më shumë si lojtar dhe të fitojë eksperiencë”.

“Ai mund të bëhet lojtar i madh në të ardhmen, por nuk është gati për Barcelonën”.

“Barcelona duhet të fokusohet në kthimin e Neymarit, ta ribashkojë me Messin dhe Suarezin për të krijuar atë treshe sulmuese të frikshme që kishin në të kaluarën”. /Gazeta Express/