Lautaro, gjithnjë e më afër Barçës - Gazeta Express
string(35) "lautaro-gjithnje-e-me-afer-barces-2"

Gazeta Express

13/04/2020 15:20

Lautaro, gjithnjë e më afër Barçës

Gazeta Express

13/04/2020 15:20

Mediat spanjolle janë të bindura se sulmuesi argjentinas i Interit do t’i bashkohet gjigantit katalunas gjatë verës që vjen

Lautaro Martinez do t’i bashkohet Barcelonës pas pak muajsh.

Për këtë është e bindur e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Interi gjatë verës që vjen.

Dhe, destinacioni i tij më i mundshëm duket të jetë pikërisht gjiganti katalunas.

“Lautaro është shumë afër Barçës”, ka shkruar mediumi spanjoll.

Lojtari tashmë e ka dhënë dritën e gjelbër për t’u transferuar në Camp Nou.

Tash i mbetet kampionit aktual spanjoll të merret vesh me Interin.

“Nerazzurri” i kërkojnë 111 milionë euro për Lautaron, aq sa vlen klauzola e shkëputjes së kontratës së tij. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement