string(89) "lautaro-do-te-mungoje-ndaj-lazios-rikthehet-per-comon-si-test-para-finales-se-championsit"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 11:22

Lautaro do të mungojë ndaj Lazios, rikthehet për Comon si test para finales së Championsit

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 11:22

I shtrëngoi dhëmbët për të qenë i pranishëm me çdo kusht.

Përkundër tërheqjes muskulore të pësuar një javë më përpara, Lautaro Martinez kishte dalë në fushë kundër Barcelonës dhe kishte lënë gjurmë me një gol e me një asistim, duke rezultuar si njëri prej protagonistëve absolutë në fitoren historike në San Siro.

Një kontribut fondamental, para se ta ngriste lart flamurin e bardhë dhe t’i linte hapësirë Taremit në pjesën e dytë.

Tash, për kapitenin “Nerazzurro” është koha për të reflektuar, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mungoi në sfidën kundër Torinos, argjentinasi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi as këtë të diel mbrëma ndaj Lazios.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, objektiv është që “El Torro” të rikthehet në xhiron e fundit të kampionatit kundër Comos dhe kjo sfidë nënkupton një provë gjeneralë në prag të sfidës së Munichut kundër Paris Saint-Germainit në finale të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje që vlen një sezon të tërë dhe ëndrra quhet Champions League. /Gazeta Express