“Lautaro do të mësojë shumë te Barcelona” - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

22/05/2020 19:20

“Lautaro do të mësojë shumë te Barcelona”

Sport

Gazeta Express

22/05/2020 19:20

Stoichkov, ish futbollisti i katalunasve, beson se ylli i Interit do të përfitojë nga lëvizja në Camp Nou.

Barcelona e ka shndërruar Lautaro Martinezin në objektivin kryesor për merkaton e verës.

Ai shiet si zëvendësuesi ideal për veteranin, Luis Suarez, që po shkon drejt fundit të karrierës.

Të gjithë besojnë se Martinez ka kualitete për të luajtur në Camp Nou, derisa legjenda, Hristo Stoichkov, thotë se edhe 22 vjeçari do të përfitojë nga ky transferim, jo vetëm Barca.

Stoichkov ka luajtur për Barcelonën në dy etapa, ka fituar pesë trofe të La Ligës dhe Kupën e Europës, ai tha për TyC Sports: “Martinez ka cilësi”.

“Ai do të mësojë shumë te Barcelona. Ka mësues të mirë si Luis Suarez. Dhe do të ketë bashkëpunim të mirë me [Lionel] Messi, [Antoine] Griezmann dhe [Ousmane] Dembele”.

Stoichkov duket se e merr si punë të kryer këtë goditje të madhe të Barcelonës, ama Interi jo, italianët nuk heqin dorë nga argjentinasi. /Gazeta Express/