Laura Fazliu ndalet në raundin e dytë të Grand Prix “Almada 2023” - Gazeta Express
string(63) "laura-fazliu-ndalet-ne-raundin-e-dyte-te-grand-prix-almada-2023"

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 14:23

Laura Fazliu ndalet në raundin e dytë të Grand Prix “Almada 2023”

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 14:23

Ka përfunduar gara për Laura Fazliun në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.

Xhudistja kosovare ka pësuar humbje në raundin e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Laura u mposht nga spanjollja, Sarai Padilla Guerrero, pasi kaloi raundin e parë pa luftë.

Sot debutoi edhe Dardan Cena, i cili u mposht në raundin e parë nga ukrainasi, Vladyslav Kazimirov.

19-vjeçari garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj do të garojnë të dielën.

Flaka Loxha garoi të premten, teksa u rendit e shtata në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe fitoi 182 pikë olimpike “Paris 2024”. /Gazeta Express/