Laura Fazliu është eliminuar herët nga Kampionati Botëror i xhudos, shkruan Gazeta Express.
Garuesja kosovare u eliminua qysh në rrethin e dytë, në garën që po mbahet në Hungari.
Fazliu e kaloi pa luftë rrethin e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Ndërkaq, në rrethin e dytë u mposht nga braziliania Ketleyn Quadros.
Pa medalje kishin mbetur edhe garuesit tjerë, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha.
Ndërsa, suksesin më të madh e arriti Nora Gjakova, e cila e fitoi medaljen e bronztë në Botëror, medalja e parë ndonjëherë për këtë xhudiste në një eveniment të tillë.
Kjo ishte sprova e fundit e vërtetë për garuesit kosovarë para Olimpiadës së Tokyos, e cila do të mbahet këtë verë. /Gazeta Express/