Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit - Gazeta Express
string(58) "laura-fazliu-e-kerkon-medaljen-e-bronzte-permes-repesazhit"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2024 12:05

Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2024 12:05

Laura Fazliu do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Laura është vetëm edhe një ndeshje afër për të marrë medalje në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Lexo Edhe:

Laura Fazliu është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit.

Fazliu pësoi me Ippon nga garuesja polake, Angelika Szymanska, kategorisë deri 63 kg.

Deri në këtë fazë, garuesja kosovare erdhi pasi fillimisht eliminoi me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg sërish me Ippon.

Në cerekfinale u ballafaqua me kubanezen Maylin Del Toro.

Atë fillimisht e hodhi bukur për ëazari e më pas me mbërthim siguroi fitoren me Ippon.

Pas kësaj humbje, Laura do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me Joanne Van Lieshout nga Holanda.