Laura Fazliu dhe Betim Maliqi fitojnë çmimin Shpresat Olimpike për vitin 2020 - Gazeta Express
string(77) "laura-fazliu-dhe-betim-maliqi-fitojne-cmimin-shpresat-olimpike-per-vitin-2020"

Laura Fazliu dhe Betim Maliqi fitojnë çmimin Shpresat Olimpike për vitin 2020

Sporte tjera

Gazeta Express

22/02/2021 16:50

Komiteti Olimpik i Kosovës po mban sot ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2020.

Laura Fazliu është zgjedhur për herë të tretë “Shpresa Olimpike”, në konkurrencën e femrave.

Lexo Edhe:

Fazliu pati një tjetër vit të suksesshëm në karrierën e saj. Ajo arriti të ngjitet dy herë në podium në kampionatet evropiane për U-21 dhe U-23 të mbajtura në Poreq të Kroacisë.

Xhudistja jonë fitoi medaljen e argjendtë në evropianin e junioreve U-21, ndërsa të bronztën në evropianin për grupmoshën U-23. Laura është duke ndjekur normën për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Në konkurrencën e meshkujve për herë të parë çmimin Shpresa Olimpike e fitoi një karateist.

Bëhet fjalë për Betim Maliqin, i cili në kampionatin evropian për junior të mbajtur në Budapest të Hungarisë fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 68 kilogramë. Betimi arriti të fitojë katër luftëra për të siguruar një vend në podium.
/Gazeta Express/