Laura e nis me fitore aventurën në Botërorin e xhudos - Gazeta Express
string(53) "laura-e-nis-me-fitore-aventuren-ne-boterorin-e-xhudos"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/06/2025 13:20

Laura e nis me fitore aventurën në Botërorin e xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

16/06/2025 13:20

Laura Fazliu e ka nisur me fitore aventurën e saj në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Garuesja kosovare e mposhti polaken Natalia Kropska me Ippon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Ky meç i takoi xhiros së dytë pasi të parën Fazliu e kaloi pa luftë.

Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, xhudistja e Kosovës do të përballet me italianen Carlotta Avanzato.

Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëror.

Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova. /Gazeta Express