Latifi: Shqipërisë medalje olimpike i sollën një rus dhe një çeçen, s'ka kurrfarë krenarie kombëtare - Gazeta Express
string(94) "latifi-shqiperisemedaljeolimpike-isollen-nje-rus-dhe-nje-cecen-ska-kurrfare-krenarie-kombetare"

Latifi: Shqipërisë medalje olimpike i sollën një rus dhe një çeçen, s’ka kurrfarë krenarie kombëtare

Lajme

Gazeta Express

11/08/2024 22:24

Pas Chermen Valiev edhe Islam Dudaev i ka dhuruar Shqipërisë një medalje olimpike në “Paris 2024”.

Këto janë dy medaljet e para olimpike për Shqipërinë.

Lexo Edhe:

Për këtë ka reaguar, profesori universitar, Blerim Latifi i cili ka thënë se “s’ka kurrfarë krenare kombëtare”.

Ai e ka quajtur si “qesharak” entuziazmin e shfaqur në mediat e Tiranës.

“Një rus dhe një çeçen i sjellin dy medalje olimpike Shqipërisë. S’ka kurfarë krenarie kombëtare këtu. Dhe entuziazmi i shfaqur në mediat e Tiranës është qesharak”, ka shkruar Latifi në Facebook, të dielën. /Gazeta Express