Latifi: Serbia një herë të vetme e ka vendosur një nënshkrim për Kosovën, pa u kërcënuar s'e bën më - Gazeta Express
string(96) "latifi-serbia-nje-here-te-vetme-e-ka-vendosur-nje-nenshkrim-per-kosoven-pa-u-kercenuar-se-ben-me"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 8:33

Latifi: Serbia një herë të vetme e ka vendosur një nënshkrim për Kosovën, pa u kërcënuar s’e bën më

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 8:33

Analisti Blerim Latifi konsideron se Serbia nuk do të nënshkrujë diçka nëse nuk merr kërcënim të besueshëm nga Uashingtoni. Në të kundërtën, Latifi thotë se Serbia do të vazhojë me zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundëm.

Sipas tij, duke qenë dialogu i pafundëm “do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur”.

Lexo Edhe:

Reagimi i tij i plotë:

Njëherë të vetme Serbia e ka vendosur një nënshkrim të përnjëmend për Kosovën: në Kumanovë, pas 78 ditë bombardimi.

Edhe tash ajo kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën nëse nuk e merr një kërcënim të besueshëm nga Perëndimi, ose, thënë më konkretisht, nga Uashingtoni.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ajo do vazhdoj të ndjek me arrogancë të plotë qëllimin e saj kryesor: zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundëm, i cili duke qenë i pafundëm do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur.