string(95) "latifi-rama-e-vendosi-skenderbeun-kudo-ne-samit-kalojne-shekujt-e-shqiptaret-kane-nevoje-per-te"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 14:20

Latifi: Rama e vendosi Skënderbeun kudo në samit, kalojnë shekujt e shqiptarët kanë nevojë për të

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 14:20

Profesori universitar, Blerim Latifi, komentoi një detaj të veçantë të organizimit të kryeministrit shqiptar në Tiranë, ku kanë zbarkuar të gjithë liderët e Europës.

Latifi vërejti rëndësinë e madhe që kryeministri Rama i ka kushtuar heorit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke i dhënë shumë hapësirë në këtë samit.

“Rama e paska organizu në atë mënyrë pritjen e liderëve europianë në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, që kah të sillen me u ra sy shtatorja e Gjergj Kastriotit”, shkroi Latifi.

“Kanë kalu shekujt dhe Shqipnia e shqiptarët ende kanë nevojë për emrin dhe idetë e tij. Natyrisht, këtu është fjala për shqiptarët e anës kombëtare e jo për ata që mbajnë anën e zuzarëve të rreshtuar me dreqin e t’birin”, tha në fund Latifi.