Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate - Gazeta Express
string(48) "latifi-politika-e-vetevendosjes-bazohet-ne-inate"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 12:18

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 12:18

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes bazohet në inate.

Kështu ka thënë ai në Klan Kosova, duke përmendur se VV-ja po tenton me çdo kusht të mbajë pushtetin.

“Në ato që nuk ishte dashur të jetë karakteristikë e një politikani që ka përgjegjësi, në këtë rast të një politikani që quhet Hekuran Murati. Ata e kanë njëfar inati, njëfar pezmi se pse është nënshkruar kontrata kolektive dikur. Dhe meqenëse nuk është nënshkruar nga këta që janë sot në pushtet dhe po mundohen ta mbajnë me çdo kusht, atëherë këta nuk po duan t’i japin zgjidhje problemi me kontratën koletive”, deklaroi Latifi.