Latifi për vërshimet në Rahovec: Në mëngjes kemi pasë telashe të mëdha, tash situata është duke u stabilizuar - Gazeta Express
string(107) "latifi-per-vershimet-ne-rahovec-ne-mengjes-kemi-pase-telashe-te-medha-tash-situata-eshte-duke-u-stabilizuar"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 12:42

Latifi për vërshimet në Rahovec: Në mëngjes kemi pasë telashe të mëdha, tash situata është duke u stabilizuar

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 12:42

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se gjendja në këtë komunë është duke u stabilizuar, por tha se në mëngjes kanë pasur telashe të mëdha.

“Aktualisht është duke u stabilizuar, situata është e menaxhueshme por në mëngjes kemi pasë telashe më të mëdha. Kemi qenë me krejt ekipet, zjatrrfikësit, policinë, emergjencën e kompani private, por tash reshjet e kanë ulë intensitetit dhe është duke u stabilizuar gjendja”, tha ai.

Ai tha se s’ka pasur nevojë për evakuim të banorëve, përvec një gruaje të moshuar në Çifllak.

“Ka qenë një grua e moshuar, por ia kemi mbushë mendjen dhe e kemi larguar. Mirë është gjendja e saj, s’ka dashtë me u largu vetë”, tha Latifi.

Latifi shtoi se në disa pjesë ka pasur dëme në amvisëri.

“Ne e kemi një komision aktiv që sapo t’i sjellin kërkesat, shkojmë i vlerësojmë, e hartojmë një raport dhe e dërgojmë në komisionin qendror për vlerësimin e dëmeve”, tha ai për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement