Analisti Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj aktit vandal në Prizren, ku statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut u ly me ngjyrë.
Në një postim në rrjetet sociale ai paralajmëroi për mundësinë që edhe figura të tjera kryesore të trashëgimisë kombëtare të jenë në rrezik.
“Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe atë të Adem Jasharit. Të jeni të sigurt për këtë. Sepse janë të një fare dhe ushqehen nga i njëjti burim antishqiptar. Sepse Adem Jashari, fund e krye, është brenda konceptit të Skënderbeut për luftën kundër shtypjes dhe tiranisë.”, ka shkruar Latifi në Facebook.