Latifi i reagon aktorit Dardan Gashi: I padijshëm, më ka përfshirë në situatë që s’kam lidhje- shkel mbi vlerat e babait të tij - Gazeta Express
string(123) "latifi-i-reagon-aktorit-dardan-gashi-i-padijshem-me-ka-perfshire-ne-situate-qe-skam-lidhje-shkel-mbi-vlerat-e-babait-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 15:08

Latifi i reagon aktorit Dardan Gashi: I padijshëm, më ka përfshirë në situatë që s’kam lidhje- shkel mbi vlerat e babait të tij

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 15:08

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar pasi që aktori Dardan Gashi, e ka përmendur në një postim të tijin në Facebook. Latifi ka thënë se, Gashi e ka përfshirë atë në një situatë me të cilën profesori i filozofisë s’ka asnjë lidhje, duke e cilësuar aktorin Gashi si ‘’të padijshëm’’.

Latifi në reagimin e tij, ka theksuar edhe se, Dardan Gashi, është djali i poetit të njohur kosovar, Adem Gashi, duke shtuar se aktori ka shkelur ‘’mbi vlerat’’ e babait të tij, për të cilat poeti ka dhënë mund.

Postimi:

Adem Gashin, poetin e njohur kosovar, e kam njohur personalisht. Takoheshim shpesh në librarinë “Artini” dhe disa herë kemi pirë kafe së bashku te “Lesna”. Ishte burrë zotni, i këndshëm në biseda dhe latues i hollë i vargut poetik. Shumë këngë të bukura kushtuar luftës çlirimtare mbajnë autorësinë e tij.

Ademi vdiq papritur në janarin e vitit 2024 dhe unë isha në mesin e atyre që u prekën thellë nga humbja e tij.

Dje, i biri, përmes një shkrimi, kishte përfshirë emrin tim në një situatë me të cilën nuk kam asnjë lidhje. Madje kishte shkuar deri aty sa të linte të kuptohej se disa kërcënime që kishte bërë më adresoheshin tërthorazi edhe mua. E kuptoj se ky pseudoaktor, dhe gjithsesi i padijshëm, këtë e ka bërë ngaqë prej kohësh është infektuar me ideologjinë vahabiste, duke e tradhtuar hapur kredon kulturore për të cilën jetoi dhe shkroi babai i tij, Adem Gashi.

Sa për atë gjuhë kërcënuese, kurrë nuk do të kisha reaguar, aq më pak kur ai e bën në emër “të gjakut të Azem Galicës e të Shaban Polluzhës”. Ky injorant nuk e di se, nëse do të duhej të flitej në këta terma, atëherë më takon mua të flas, sepse, nga linja e gjakut, unë i përkas vëllazërisë fisnore të Azem Galicës, e jo ai. Por kjo, kuptohet, nuk ka rëndësi.

Rëndësi ka fakti i dhimbshëm se si sot bijtë po shkelin mbi vlerat e baballarëve të tyre, për të cilat ata derdhën mundin dhe gjakun. Fatkeqësisht, poeti ynë dhe ish-miku im Adem Gashi është në mesin e këtyre baballarëve.

Një muaj para se të vdiste, ai publikoi në faqen e tij në Facebook një poezi të shkëlqyer kushtuar Pjetër Bogdanit. Ja poezia:

VARRI I PJETËR BOGDANIT

Pjetër Bogdani s’ka varr

e zhbënë

po ai u bë gjithëprani

në tokë në qiell në ajër

Ai është tek unë te ti tek ai

“veshun me diell mbathun me hanë”

si ai zogu që ribëhet gjithnjë.

Kjo poezi flet më së miri se, në polemikën e moçme midis kombëtarëve e zuzarëve, Adem Gashi deri në vdekje mbajti anën e kombëtarëve. Por, siç thotë një shprehje e vjetër shqiptare: Shpesh nga Skënderi del beteri!