Latifi i ashpër me Kosovo-centrikun që s'do bashkim kombëtar: Ju doni union me Serbinë - Gazeta Express
string(84) "latifi-i-ashper-me-kosovo-centrikun-qe-sdo-bashkim-kombetar-ju-doni-union-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2023 22:17

Latifi i ashpër me Kosovo-centrikun që s’do bashkim kombëtar: Ju doni union me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

28/11/2023 22:17

Blerim Latifi e Visar Berisha janë përplasur në Pressing teksa po debatonin për temën e Bashkimit Kombëtar.

Në një moment, Latifi i tha Berishës që “ju doni union me Serbinë”, e ky i tha “kjo është e turpshme prej teje”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Visar Berisha: Me ndërtu një profesor fakulteti një nekrolog për Republikën e Kosovës është më se e dhimbshme.

Blerim Latifi: Ti qenke dogmat i çuditshëm dhe interpretimin tond po e absolutizojshe.

Blerim Latifi: Interpretimi yt është gabim. Ti po ma quan idenë e Republikës së Kosovës, republikë në Jugosllavi.

Visar Berisha: Jo jo gabove, po tenton me kthy një top të kundërt. Nuk shkon ky ping-pong.

Blerim Latifi: Ju Kosovo-centristat më shumë e doni unionin me Serbinë, Republika e Kosovës union me Serbinë se me bashkimin.

Visar Berisha: Kjo është e turpshme prej teje.

Visar Berisha: Ti je mësu me bë defatoren këtu.

Blerim Latifi: Federatë me Serbinë.

Visar Berisha: Atë federatë e bën ti.