Latifi : Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, Abdixhiku e Krasniqi dëshmuan pjekuri të madhe politike - Gazeta Express
string(110) "latifi-duke-iu-pergjigjur-pozitivisht-fteses-se-kurtit-abdixhiku-e-krasniqi-deshmuan-pjekuri-te-madhe-politike"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2021 14:32

Latifi : Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, Abdixhiku e Krasniqi dëshmuan pjekuri të madhe politike

Lajme

Gazeta Express

26/09/2021 14:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me liderët e subjekteve opozitare në Kuvend. Ai në zyrën e tij në Qeveri e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Express.

Pjesëmarrjen në këtë takim të Abdixhikut dhe Krasniqit e ka përshëndetur analisti politik, Blerim Latifi.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se Abdixhiku dhe Krasniqi kanë dëshmuar pjekuri të madhe politike dhe aftësi për të vepruar përtej barrierave të vendosura nga lufta për pushtet.

Sipas tij, edhe vetë Kurti ka nevojë të marrë mësim nga ky shembull.

Shkrimi i tij i plotë:

Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit për t’u takuar që të diskutojnë së bashku zhvillimet e fundit në veri, Memli Krasnqi e Lumir Avdixhiku mund të kenë zgjuar zemërimin e militantëve të tyre partiakë, por të dy, me këtë veprim, kanë dëshmuar pjekuri të madhe politike, rezon shtetëror dhe aftësi për të vepruar përtej barrierave të vendosura nga lufta për pushtet.

Për këtë shembulli i tyre meriton të vlerësohet! Edhe vetë Kurti duhet dhe ka nevojë të marrë mësim prej këtij shembulli!