Analisti Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet politike në vend duke i krahasuar me ato në botë.
Latifi në një postim në profilin e tij në FB, ka shkruar:
Çfarë luftërash po zhvillohen aktualisht në botë! Fuqitë e mëdha kanë nxjerrë luftëanijet e tyre bërthamore në dete dhe oqeane.
Një përshkallëzim i tillë i konflikteve nuk është parë që nga viti 1939. Ndërkohë, ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim as një president dhe po zhytemi në një krizë të re politike. Kjo tregon se nuk jemi vetëm të vegjël, por edhe të mjerë.