Latifi: Ata që e justifikojnë monstrumin që vrau gruan shtatzënë, janë vrasës potencial të grave nesër - Gazeta Express
string(100) "latifi-ata-qe-e-justifikojne-monstrumin-qe-vrau-gruan-shtatzene-jane-vrases-potencial-te-grave-neser"

Latifi: Ata që e justifikojnë monstrumin që vrau gruan shtatzënë, janë vrasës potencial të grave nesër

Gazeta Express

02/12/2022 20:33

Profesori Blerim Latifi ka thënë se justifikuesit e vrasësit të shtatzënës 35-vjeçare, janë vrasës potencial të grave.

Ai ka thënë se komente të tilla janë paralajmërime të hershme të krimeve të radhës.

Lexo Edhe:

“Potencialisht vrasësit e nesërm të grave janë ata që sot shkruajnë komente përmes të cilave e arsyetojnë dhe e justifikojnë kët’ monstrumin që vrau gruan shtatzanë. Këto komente janë  paralajmërime të hershme të krimeve të radhës”, ka shkruar Latifi.

“Sepse ai që e justifikon një vrasës të tillë, nuk e ka hiç të vështirë të bëhet vetë vrasës në rrethana të ngjashme. Sepse justifikimi i krimit gjithmonë shpie në përsëritjen e tij”, ka shkruar Latifi.