Latif Arifi, nga sot merr detyrën e Koordinatorit Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo u bë e ditur nga Zëvendës kryeministri, Arben Fetai, përmes një postimi në Facebook.
“Ky emërim i rëndësishëm nënvizon angazhimin e qeverisë për të forcuar strategjitë e komunikimit dhe për të promovuar një mjedis mediatik transparent, efektiv dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar Fetai.Me përvojën dhe përkushtimin e tij, Latif Arifi, pritet të japë një kontribut të vyer në zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e komunikimit publik dhe promovimin e lirisë së medias.Sipas Fetait ky rol ka rëndësi të veçantë në përpjekjet e vazhdueshme të vendit për të adresuar sfidat në sektorin e medias, përfshirë luftën kundër dezinformimit, ruajtjen e integritetit të mediave dhe forcimin e mbrojtjes ligjore për gazetarët.
tag_katrorimaqedoni_2