string(63) "larson-ferati-kthehet-te-kosova-u19-qe-e-drejton-albert-bunjaku"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 20:15

Larson Ferati kthehet te Kosova U19 që e drejton Albert Bunjaku

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 20:15

Larson Ferati, një nga futbollistët më perspektiv kosovarë që është pjesë e Bayer Leverkusenit, është kthyer te Kosova.

18-vjeçari është ftuar nga selektori i Kosovës U19, Albert Bunjaku, i cili e njeh mirë Feratin edhe nga Leverkuseni, ku Bunjaku e ka parë rregullisht, andaj e ka ftuar në grumbullimin që e mban nga 2 qershori, shkruan Gazeta Express.

Ferati edhe në vitin 2023 ishte pjesë e Kosovës kundër Shqipërisë, por për arsye personale nuk kishte mundur të ishte te Dardanët edhe në kampanjën kualifikuese.

Për Feratin interesim kanë shprehur edhe klube tjera përtej Gjermanisë, si nga Holanda, Zvicra, Austria, ndërsa shumë shpejt djaloshi i ri me stafin e tij do të vendosin për të ardhmen.