string(56) "larissa-hyrlana-referja-me-hot-qe-e-keni-pare-ndonjehere"

Futboll

Gazeta Express

16/10/2023 9:28

Larissa Hyrlana, referja më “hot” që e keni parë ndonjëherë

Futboll

Gazeta Express

16/10/2023 9:28

Kohëve të fundit, krahas meshkujve jemi mësuar të shohim edhe femra duke drejtuar ndeshje të futbollit.

Numri i refereve po rritet dita-ditës, duke e konfirmuar edhe një herë që futbolli nuk është veç për meshkuj.

E pa dyshim, është një gjyqtare në Brazil që po i çmend të gjithë, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për referen anësore, Larissa Hyrlana, e cila është bërë virale falë trupit të saj bombastik dhe fotografive dhe videove provokuese që i poston në rrjetet sociale.

Ajo e ka pasion referimin dhe pjesën më të madhe të postimeve i ka duke qenë pjesë e këtij profesioni, të cilin aq shumë e do.

Ajo ndërkohë i përkushtohet me të madhe edhe fitnessit për ta mbajtur në formë trupin e saj.

Larissa e pranon se ngacmohet nga meshkujt gjatë referimit, por që fokusi i saj është vetëm në fushën e blertë.

Ajo synon të bëhet refere profesioniste dhe të drejtojë ndeshje të mëdha në të ardhmen. /Gazeta Express/