'Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle', shënimet nga Bibla që mbanin familja Josifi - Gazeta Express

‘Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle’, shënimet nga Bibla që mbanin familja Josifi

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2020 13:45

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, zjarrëfikësit kanë bërë dezinfektimin e banesës së familjes Josifi, ku tre gratë qëndronin të vetme dhe të mbylllura prej 27 marsit të vitit 2019.

Top Channel sjell disa pamje nga shtëpia, ku janë gjetur pjesë ditari, fjali dhe shprehje të shkëputura nga shkrimet e shenjta. Disa nga shkrimet janë marrë nga policia për të kuptuar më shumë rreth tragjedisë. “Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle”, është një fragment i nënvizuar nga Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj në Bibël.

Këtë shprehje, Zhaneta Josifi ia kishte thënë edhe të afërmve të saj, kur ata kërkonin që të takonin Anisën.

Në librat e shenjtë ato kanë nënvizuar edhe shprehje duke dashur t’i japin kuptim veprimeve dhe riteve që kryenin. Ja një prej tyre:

“Dhe në qoftë se Fryma e atij që ringjalli Krishtin, prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u jap jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të frymës së tij që banon në ju.”