Valon Ibrahimi nga Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicën Jugore, ka reaguar lidhur me raportimet për largimin e billbordeve ku janë të shfaqur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, duke thënë se ai s’ka parë vullnet as tek inspektorati e as tek zyrtarët komunalë që të bëjnë diçka të tillë.
Ibrahimi tha se, edhe inspektorati edhe zyrtarët e komunës kanë vazhdu punën me billbordët e tjerë.
Anëtari i PDK’së që largimi i billbordeve të tjerë është i kuptueshëm përderisa ata ‘’nuk i përgjigjen taksave’’’.
‘’Billbordët tjerë komercial që janë pjesë e bizneseve, sigurisht që inspektorët kanë të drejtë me marrë veprime ligjore përderisa nuk i përgjigjen taksave të komunës.
Por unë nuk pash vullnet të paktën deri sa isha aty as të inspektorëve e as të zyrtarëve komunalë që duan ta hjekun, unë pash që e tejkalun billboardin e figurave kombëtare të Kadri Veselit e Hashim Thaçit, dhe vazhdun me punën e tyre me billboardat tjerë. Që dorën në zemër, me çështjen e billboardave të tjerë na duhet me kuptu zbatimin e ligjit. Normalisht që ne si PDK do të reagojmë në mjetet më të forta edhe politike edhe juridike nëse tentohet të largohet. Por ne duhet të jemi konstruktiv, deri në këtë fazë nuk ka vullnet që kanë dashtë me i hjek. Isha prezent vetë në vendngjarje dhe pash edhe inspektorët edhe zyrtarët komunalë e tejkalun billboardin në fjalë dhe vazhdun me punën e tyre në largimin e billboardave të tjerë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...