string(56) "laporta-ia-mbyll-dyert-perfundimisht-nicos-tek-barcelona"

Futboll

Gazeta Express

20/05/2025 9:17

Laporta ia mbyll dyert përfundimisht Nicos tek Barcelona

Futboll

Gazeta Express

20/05/2025 9:17

Nico Williams ishte bërë njëri prej objektivave kryesorë të Barcelonës në verën e kaluar.

Ylli i Athletic Bilbaos kishte shkëlqyer bashkë me Lamine Yamalin në Euro 2024, të cilin e kishin fituar me Spanjën, prandaj edhe gjiganti katalunas po synonte t’i bënte ata bashkë edhe në nivel klubi.

Por, në fund ky transfer nuk u realizua dhe tifozët e Barçës shpresonin që një gjë e tillë do të ndodhte në verën që po vjen, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, të gjithë dyert e një transferimi eventual të Nicos tek kampioni i freskët i Spanjës janë mbyllur përfundimisht pas deklaratave të kreut të klubit, Joan Laporta.

“Ne do të kërkojmë lojtarë të tjerë. Ne e vlerësuam Nicon si transferim potencial verën e kaluar bashkë me Dani Olmon, por tash jemi duke vlerësuar e shikuar lojtarë të tjerë”, deklaroi kreu i klubit katalunas, duke ia mbyllur dyert yllit të Athletic Bilbaos

Top-klubet e Premierligës e kanë ende objektiv yllin e Euro 2024. /Gazeta Express