Laporta: E shpëtuam klubin nga rrënimi ekonomik - Gazeta Express
string(46) "laporta-e-shpetuam-klubin-nga-rrenimi-ekonomik"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2023 14:07

Laporta: E shpëtuam klubin nga rrënimi ekonomik

Futboll

Gazeta Express

09/02/2023 14:07

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se bëri gjithçka që është e mundur për ta shpëtuar klubin spanjoll, i cili po shkonte drejt falimentimit.

“Blaugrana” ishin zhytur në borxhe në kohën e pandemisë dhe presidenti aktual u detyrua të shiste asete të klubit vetëm për ta balancën në aspektin financiar.

Lexo Edhe:

“Mund të them se e kemi shpëtuar Barçën nga rrënimi ekonomik. Gjendja e klubit është duke u përmirësuar. E kemi bërë një punë mjaft të rëndësishme në aspektin komercial dhe jemi duke arritur rekord të sponsorizimit dhe të biletarisë. Kishte një rritje të vizitave në muze dhe në shitjen e fanellave. Krejt këta janë indikatorë që ekonomia e klubit është në rritje dhe duke e marrë veten. Duhet ta gjejmë një ekuilibër financiar dhe të bilancit”, u shpreh kreu i klubit katalunas në konferencë për shtyp, përcjell “Gazeta Express”.

Ai foli edhe për “fair-play” financiar.

“Ne e kemi trashëguar një kufi të tejkaluar të rrogave, ka pasur një tejkalim prej 300-350 milionë eurosh, e cila e ka vështirësuar menaxhimin sportiv të klubit. Ne i kemi shfrytëzuar financat që i kishim për ta bërë një skuadër konkurruese. Gjatë verës do t’i reduktojmë rrogat në një masë prej 170 milionë eurosh. Kemi arritur të transferojmë lojtarë me një sakrificë dhe përpjekje titane. Ne do të vazhdojmë të punojmë me mjeshtri në mënyrë që të regjistrohemi dhe ta bindim La Ligan për t’i bërë rregullat më fleksibile”, përfundoi Laporta. /Gazeta Express/