Laporta e ka krahasuar Pedrin me Xavin dhe Iniestën.
Gjatë prezantimit pas nënshkrimit të kontratës me Pedrin deri më 2026, Laporta dha një deklaratë interesante për talentin spanjoll.
Dëshira e tij është që “ta përfundojë karrierën në Barça si Xavi dhe Iniesta”.
Megjithatë, as Iniesta e as Xavi nuk i varën atletet në Barcelonë.
Xavi iku në Katar ku luajti disa vite para se të bëhet trajner, derisa Iniesta vazhdon të luajë ende në Japoni.
Sido që të jetë, Laporte e kishte që të luajë në Evropë vetëm me Barcelonën dhe shpreson që edhe Pedri do të shkojë hapave të Iniestës dhe Xavit. /Gazeta Express/