Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet” - Gazeta Express
string(77) "lapaj-kerkon-mandatin-e-deputetit-shqyrtohet-ne-kas-kerkesa-e-shqiperia-behet"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:14

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:14

Ka nisur në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtimi i ankesës së Adriatik Lapajt.

Ky i fundit kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Ilirjan Celibashi ka vendosur që mandati t’i kalojë kandidates së katërt në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila është kushërira e Lapajt.

Por kreu i koalicionit kërkon që të njihen në bllok dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur, duke pretenduar se mandati i takon atij.