Lansohet portali më i ri www.bubrreci.tv - Gazeta Express
string(40) "lansohet-portali-me-i-ri-www-bubrreci-tv"

Lansohet portali më i ri www.bubrreci.tv

Gazeta Express

10/08/2020 12:05

Si një platformë digjitale dedikuar prindërimit, Bubrreci TV Parenting trajton në përgjithësi temat e familjes, duke përfshirë fëmijët, nënat, nënat në pritje, e duke mos lënë anash as baballarët.

Informacione dhe këshilla për shtatzëninë, temat rreth mbetjes shtatzënë, prindërimi dhe familja, kujdesi dhe edukimi i fëmijëve, lajme, shkrime, intervista, dhe urimet e surprizat më të veçanta të ditëlindjeve për më të vegjlit tuaj, janë vetëm disa nga temat që do të jenë pjesë e kësaj platforme.

Lexo Edhe:

Regjistrohuni FALAS në faqen e Bubrreci TV Parenting për t’u bërë pjesë e këndit “pyet dhe përgjigju” dhe shumë diskutimeve interesante për prindër në kuadër të këndit “Blogu i Nënave”.

Si asnjëherë më parë, Bubrreci TV Parenting përmes këndit “Bota e Gruas” u ofron mundësinë të gjitha grave shqiptare të japin këshilla dhe analiza mbi tema të ndryshme, e madje edhe të ndajnë me nënat e tjera rrëfime e momente personale nga jeta e tyre. Ndërsa, këndi ‘Për fëmijët’ dedikuar më të vegjëlve tanë, përmban këngë dhe mësime shumë atraktive për ta, e shumë të tjera pritet të publikohen së shpejti.

Me qëllim të respektimit të privatësisë së nënave, varësisht nga kërkesat shkrimet mund të publikohen edhe si anonim, duke fshehur identitetin dhe të gjitha të dhënat tjera personale.

Bubrreci TV Parenting iu mundëson çasje pa pagesë në një prej platformave më të kompletuara të prindërimit në gjuhën shqipe. Kjo është vetëm fillimi!

Për më shumë, vizitoni faqen www.bubrreci.tv dhe kanalin në youtube: smarturl.it/bubrrecitv

Me shumë dashuri,
Bubrreci TV

Lidhu me Bubrreci TV në Instagram & Facebook përmes vegëzave në vijim:
Bubrreci TV Instagram
Bubrreci TV Facebook