Lansohet platforma online për Muzetë e Kosovës nga “Ec ma ndryshe” - Gazeta Express
string(64) "lansohet-platforma-online-per-muzete-e-kosoves-nga-ec-ma-ndryshe"

Lansohet platforma online për Muzetë e Kosovës nga “Ec ma ndryshe”

Arte

Gazeta Express

14/01/2025 15:49

EC Ma Ndryshe ka lansuar platformën online për Muzetë e Kosovës.

Në këtë platformë, aktualisht ofrohen informata për muzetë aktive në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë, përfshirë llojin e muzeut, artefaktet e ekspozuara, lokacionin, orarin e punës, kontaktet, etj. me qëllim që ato të jenë më të qasshme për qytetarët dhe turistët.

Lexo Edhe:

Përmes kësaj platforme synohet promovimi i muzeve të Kosovës, rritja e numrit të vizitorëve, orientimi më i lehtë i turistëve, sikurse edhe digjitalizimi i të dhënave të hulumtuara.

EC Ma Ndryshe në mënyrë të vazhdueshme do ta pasurojë platformën me informata të duhura për muzetë në Kosovë.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Linku i platoformës gjendet online në faqen e “Ec ma ndryshe”.